Milani është më pranë se kurrë fitimit të titullit kampion në Serinë A. Djemtë e drejtuar nga Stefano Pioli kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0
Atalantën dhe teksa ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit u mjafton një barazim për t’u shpallur kampionë.
Fillimisht ishte Rafael Leao që kaloi në avantazh kuqezinjtë në minutën e 56’ ndërsa Teo Hernandez pas një sprinti prej 60 metrash në minutën e 75′ ka vulosur fitoren e ekipit të tij.
Me këtë rezultat Milani mban vendin e parë me 83 pikë, 5 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë që sonte në darkë udhëton drejt Kaljarit.
Teksa është konsumuar java e 37’ e Serisë A, kuqezinjve të Piolit u mjafton një barazim në ndeshjen përmbyllëse, atë ndaj Sassuolos, për t’u shpallur kampionë. (Lexo.al)