Brenda Bashkimit Europian nuk ka ende marrëveshje për një embargo të naftës kundër Rusisë, sipas ministrit gjerman të Ekonomisë Robert Habeck.
Gjermania do ta mbështeste embargon e naftës, por vendet e tjera nuk janë ende gati, tha ai pas një takimi me shoqatat e sipërmarrësve të mesëm në Berlin. Habeck tha se embargoja nuk do ta linte Gjermaninë pa pasoja dhe se do të kishte rritje të çmimeve.
Ndryshimi mund të nënkuptojë gjithashtu një deficit të përkohshëm, shtoi ministri, duke iu referuar rafinerisë Schwedt pranë kufirit me Poloninë, e cila kontrollohet nga kompania shtetërore ruse Rosneft. Megjithatë, embargo nuk do të thotë më se Gjermania do të rrëshqasë në një krizë nafte.
Dy diplomatë të Bashkimit Europian i thanë Reuters më parë se blloku po priret drejt një ndalimi të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit. Agjencia britanike raportoi se Hungaria vazhdon të kundërshtojë çdo embargo të Bashkimit Europian për importet e naftës dhe gazit rus.
“Pozicioni i Hungarisë për çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar. Ne nuk e mbështesim atë”, tha zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs./Express