Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

‘Me vullnet të përbashkët ranë dakord që të punojmë bashkërisht për të zgjidhur problemet ndërmjet nesh. Pjesë e diskutimeve ishte dhe për adresimin e çështjeve që lidhet me sigurimet shoqërore, mbrojtjen sociale si dhe çështje që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. E sigurova ministrin që Shqipëria do të ndjekë një politikë aktive drejt integrimit në BE. Tashmë tre vende të Ballkanin Perëndimor janë anëtare në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është edhe integrimi europian i Shqipërisë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten për një vendim të presidencës franceze. E vlerësojmë Greqinë për mbështetjen në procesin e integrimit. Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam ’- u shpreh Xhaçka.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me kren e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri. Dendias ka publikuar një foto nga takimi, ku shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

‘Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri’, shkruan ai.