Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas sulmeve që i bëri ky i fundit Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Ministrja i kujtoi Berishës periudhën kur digjeshin selitë e gazetave dhe mbylleshin mediat ndërkohë që Berisha ishte në pushtet.
Spiropali ka ironizuar edhe zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kryetarin e PD-së. Ministrja u shpreh se Berisha është nisur drejt askundit, dhe se për veten dhe familjen e tij, ish-kryeministri është i gatshëm të djegë Shqipërinë.
Spiropali: Doktor mendon se je zgjedhur dje në krye të PD. Në fakt ngjan gjithnjë e më shumë si një rrugë qorre që ngado ti biesh në fund të nxjerr askund. Je nisur drejt rrugës së askundit, por ke marrë me vete ata që të ndjekin, dhe i ke mbyllur çdo shtegë dhe rrugë. Këtë ke bërë gjithmonë ti. Për veten tënde dhe familjen tënde, je i gatshëm që të djegësh jo vetëm partinë, por Shqipërinë. Kur del dhe flet për lirinë e medias, mos t’i vijë kujt në këtë karrige të ulërijë. Përmend Edi Rama si në krye të regjimit, por Edi Rama është simboli i gazetarit të dhunuar nga regjimi yt. Koha kur selitë e gazetave digjeshin, ka kaluar dhe ka ikur me ikjen e Sali Berishës nga posti i Presidentit. Koha kur gazetarët plagoseshin në protestë, ka shkuar me ikjen e Berishës nga kryeministër i këtij vendi. Koha kur televizioneve u viheshin shiritat, Sali, ka kaluar me perëndimin tënd dhe ikjen tënde nga pushteti.
Të gjitha të zezat që i kanë ndodhur të zezat në këtë vend, janë pjesë e damkës që të është vendosur ty për minimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo punë këtu në Kuvend, që ngrihet një njeri i damkosur ndërkombtarisht. Është e habitshme se si mund të ngrihet një njeri i tillë të flasë ende, me një entuziazëm të shtuar që mundi partinë e tij. Mund të ndodhë kjo gjë, zgjedhjet në parti i fitoi dhe Luli. A doli Luli dhe tha që beteja të reja na presin. Beteja sa kishte filluar edhe për Lulin. Për këtë paskeni luftuar ju të gjithë. Mirë që ti na ke lënë Sali, por këta të tjerët që janë gjallë çfarë kanë. Thua vazhdimisht që kanë frikë prej meje. Ku ka sot në Republikën e Shqipërisë, kundërshtar më të mirë se ty për ne, ku ka një kandidat më të mirë për kryetar. Ne ku ta gjejmë që të jesh ti përballë. Nuk e meriton Shqipëria këtë fytyrë, këtë opozitë.
Nuk e meriton ky vend këtë katandisje. Kur jeni në pushtet, me kërbaç mbi median e keni dëshmuar, kur jeni në opozitë, jeni kontribuuesit më të mëdhenj të medias, dezinformomi dhe fake neës. Jeni fabrika më e madhe e lajmeve të rreme në këtë vend. Kur jeni në opozitë përdorni paratë e krimit, gjakun që keni derdhur në Shqipëri për të financuar televizione, portale, rrjete e gazeta. Sipas një raporti të BE-së, për lirinë e medias, problemi më i madh këtu është dezinformimi. Po flas për ndikimin e drejtpërdrejtë. Paratë që keni dhënë për korrupsion, i përdorni sot për të ndotur mjedisin mediatik, për shpifje dhe linçime. Prandaj ju kanë lënë aty në cep qytetarët, prandaj ju durojnë me zor. Bëjini shfaqjet brenda partisë tuaj. Nuk i hidhni hi syve njerëzve të këtij vendi.
Sot kur shaheni me njëri-tjetrin në media. Kjo është e vërteta që nuk doni ta pranoni. Liria e medias ka të bëjë me kapacitetin dhe aftësinë e dikujt për të bërë diçka të mirë për lirinë. Keni 31 vite që bërtisni ‘liri demokraci’ dhe jeni shfaqja më e shëmtuar e lirisë. E shihni lirinë si një mundësi për të shkelur këdo, për të asgjësuar kundërshtarin për të bërë gjënë e fundit. Nga këtu buron mungesa e besueshmërisë së mediave tuaja. Juve kush ju del përpara, atë kufirin tuaj, ju jeni gati t’ua hidhni qenëve. Jeni gati t’i vendoseni prapa kujtdo gazetari dhe media. Ky është raporti që keni ju me mediat. Prandaj nuk mudn të prodhoni gjë. Këto janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Frymëzeusi i kësaj kulture, është ai që ngriti kupën dje. Aty është një lojë ping-pongu mes jush që pas tre vitesh, do marrin përgjigjen e merituar. Nuk jeni ju gati t’i afroheni asnjë lloj pushteti, dhe ndjesë pastë pushteti juaj.