Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi dhe “miqtë” e vendit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për miratimin projektligjit që do të bënte që Uashingtoni t’i dërgonte 40 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.
Dhoma e miratoi projekt-ligjin të martën në mbrëmje me mbështetje të gjerë dypartiake, 368 me 57 kundër. Të 57 votat në kundërshtim me masën ishin nga republikanët.
Masa tani do të duhet të miratohet nga Senati përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për t’u nënshkruar në ligj.
Pelosi bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, kryeqytetin ukrainas, në fillim të këtij muaji për t’u takuar me Zelensky.