Një ditë para finales Europiane të Conference League e cila do të mbahet në Tiranë, kryeqyteti po përgatitet për të pritur Romën dhe Feyenoord. Sot në orën 16:20 në aeroport do mbërrijë ekipi i Romës që do niset direkt drejt stadiumit për një inespektim të fushës. Nga ana tjetër në orën 14:00 në Tiranë vjen Feyenoord dhe në orën 19:30 është parashikuar seanca e vetme stërvitore e ekipit holandez, ndryshe nga ekipi italian.
Ndërkohë në sheshin ‘Skënderbej’ është prezantuar trofeu i finales i cili u shfaq sot për publikun në sheshin ‘Skënderbej’, dhe do të qendrojë për disa orë për të gjithë dashamirësit e futbollit që duan të bëjnë një fotografi.
Qyteti po bëhet gati për të pritur tifozët që nuk kanë bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit. Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.
Policia e Shtetit njoftoi ka njoftuar edhe për masat në finalen e Conference League në 25 maj. Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano u kërkoi qytetarëve të shmangin ardhjen në kryeqytet të mërkurën, por megjithatë gjithë eventin e konsideron si festë. I pyetur nëse janë marrë masa për tifozët e Feyenoordit, të cilët njihen për trazira, kreu i Policisë së Shtetit tha janë marrë masat për ndarjen që në ardhje të dy tifozerive.
Në një dalje për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije të gjitha rrugët që do të bllokohen.
Ndeshja e vlefshme për Conference League do luhet në Tiranë në stadiumin ‘Air Albania’ me datë 25 maj. Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se janë shitur 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total për Romën dhe Feyenord, 4 mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën u vunë dispozicion 8500 bileta u blenë nëpërmjet faqes së UEFA-s në një kohë rekord.