Në prag të ndeshjes, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje para dhe pas rindërtimit të “Air Albania Stadium”.
Në një postim në Facebook, ai shprehet se aty ku ndodhej “një kalbësirë urbane në zemër të Tiranës,” tashmë është ngritur një nga stadiumet më të bukur të Evropës.
Rama shprehet se njësoj si stadiumi i finales së sotme, që do të jetë një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, do të bëhet edhe Teatri i Ri Kombëtar.
“Mirmëngjes, dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë”, shkruan Rama.