Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ me gazetaren Nisida foli edhe për procesin e zgjedhjes së presidentit. Gjatë kësaj interviste, Kumbaro tha se mazhoranca e ka shprehur qartë qëndrimin e saj lidhur me figurën e re të presidentit.
Kumbaro u shpreh se vendi ka nevojë për një figurë përbashkuese.
“Brenda PS jemi shprehur qartë. E kemi thënë në publik që duam një proces normale, një president normal”, tha Kumbaro.
Pjesë nga intervista:
A do të arrijë mazhoranca ta zgjedhë?
Kumbaro: Po të jetë për numra nuk bëjmë fare debat. Ne duam që brenda normalitetit presidenti të jetë i të gjithë shqiptarëve. Numrat i kemi, ne bëjmë këtë debat sepse mendojmë që Shqipëria ka kapacitete dhe potenciale dhe jemi të bindur që i kemi forcat brenda nesh për të na përfaqësuar. Na duhet një figurë që nuk ka pse të jetë figurë që ngjall debat, s’ka pse të jetë militanteske, por shqiptare e pranuar kombëtarisht. (Balkanweb)