Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një status në Facebook shprehet se po zhvillohet një proces gjithëpërfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.”, thuhet në reagim.