Mbledhja e komisionit të ligjeve do të jetë në datën 23 maj ora 10:00. Data e dorëzimit të dokumentacionit do të jetë 22 maji ora 16:00 pavarësisht se është ditë e diel.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka propozuar të hënën e ardhshme raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se ky është propozim që biem të gjithë dakord.

“Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet të hënën në 23 maj në orën 18:00. Ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Dje u zhvillua raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës.