Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, po jep në këto moment mesazhin e tij drejtuar parlamentit të Shqipërisë, i cili është mbledhur në seancë të posacme.

Zelensky po flet përmes një video call nga Kievi.

“ Dje myslimanët festuar Fiter Bajramin. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit urojnë. Paqen, gjatë këtij muaji, ukrainasit nuk kanë patur asnjë ditë paqe.” ishin fjalët e para të tij.

Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë presidenti Zelenki ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës.