Nuk ka konsensus për emrin e presidentit. Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët për emrin e mundshëm.
Raundi i parë u dogj pa u kaluar asnjë kandidat në Kuvend. Opozita ka mundësi deri në raundin e tretë që nevojiten 84 vota për zgjedhjen e Presidentitn. Raundi i katër kërkon vetëm 71 vota, që maxhoranca i ka e vetme dhe mund ta zgjedhë Kreun e ri të Shtetit.