Një raport i ri i publikuar sot nga Daily Mail, zbulon se ajo që dyshohej është e vërtetë dhe se presidenti rus Vladimir putin ka dy djem me ish atleten ruse Alina Kabaeva. Djali i parë ka lindur në fshehtësi në Zvicër në mes të sigurisë së madhe në vitin 2015, sipas një burimi të lidhur me mjekun obstetër që ishte në lindje. Djali i dytë u lind në Moskë në vitin 2019 me të njëjtin specialist që fluturoi në Rusi për lindjen, sipas një hetimi nga gazeta zvicerane Sonntagszeitung.
Udhëheqësi rus, i cili do të mbushë 70 vjeç këtë vit, që nga viti 2007 ka mohuar një lidhje me fituesen e medaljes së artë olimpike, Kabaeva, tani 38 vjeç. Ai e ka fshehur familjen e tij nga qytetarët dhe nuk ishte i pranishëm në asnjërën nga lindjet. Raporti konfirmon thashethemet e forta për një familje Putin-Kabaeva, me përjashtim të sugjerimit se kishte një djalë të lindur në 2019 dhe jo binjakë. Burimi i raportit të ri të publikuar sot thuhet të jetë një mik personal i Kabaevas, i cili gjithashtu njeh mjekun obstetër, një mjek i paidentifikuar me origjinë sovjetike, i njohur me Putinin për më shumë se tre dekada.
“Burimi ynë thotë qartë: Marrëdhënia e Alinës me Putinin ekzistonte. Fëmijët e tyre – dy djemtë – janë fëmijë të Putinit. Alina nuk kishte asnjë lidhje tjetër. Kjo do të kishte qenë shumë e rrezikshme për të”, raportoi gazeta.
Mjeku punon në Clinica Sant’Anna në rajonin italishtfolës Ticino të Zvicrës, ku lindi fëmija i parë. “Mjeku obstetër kishte ruajtur një marrëdhënie besimi me Putinin”, thuhet në raport. Ndryshe nga thashethemet në vitin 2015, Putin nuk ishte i pranishëm në lindje, gjë që në atë kohë Kremlini e mohoi. Me vendim të presidentit djali i dytë lindi në Moskë. I njëjti obstetër zviceran, emigrant rus priti djalin e dytë në Moskë në vitin 2019. Para lindjes, Kabaeva kishte udhëtuar në fshehtësi për në Lugano disa herë.
Kohët e fundit, thashethemet sugjeruan se ajo dhe fëmijët e saj po fshiheshin nga lufta në një shtëpi të izoluar zvicerane. Megjithatë dhjetë ditë më parë pas një mungese katër mujore nga qendra e vëmendjes ajo u rishfaq në Moskë. Ka të dhëna se ajo ka kaluar kohë pranë Gjenevës në rezidencën e Gennady Timchenko, 69 vjeç, një oligark shumë i afërt me Putinin në Këlni. Thuhet se Alina jeton jetën e një Zonje të Parë të Rusisë, me një flotë limuzinash në dispozicion dhe një skuadër roje sigurie me automatikë për mbrojtjen e saj.