Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sot qeveria ka plotësuar amanetin e prindërve që humbën jetën në krye të detyrës, me vendosjen e statusit ‘Fëmijë të Republikës’ për 11 fëmijë.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se ky është vetëm hapi i parë, pasi listës do i shtohen edhe fëmijë të tjerë.
“Janë pikërisht njerëzit e zakonshëm dhe autorët e akteve më të jashtëzakonshme të vetëmohimit, për t’ju bërë mbrojtje të tjerëve dhe për t’i dalë zot atdheut. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj që jetojnë në kujtimet tuaja dhe në kujtesën e kësaj shoqërie, për të mirën e të tjerëve. Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre të admirueshëm, por dhe amanetin e heshtur për ne, që mos t’ju lënë juve për asnjë çast vetëm. Sot është për të shpallur të përmbushur atë amanet, që u kthye në zotimin tonë dhe u bë ligji i parë i këtij mandati të tretë. Sot jemi këtu për të kujtuar sëbashku prindërit tuaj, me fjalët e amanetit të përmbushur, dhe për ti thënë jo vetëm Arjanit, Drinit, Kujtimit dhe Bledit, se kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe por dhe e gjithë Shqipërisë se republika jonë si lë vetëm fëmijët e heronjve të saj. Statusi nuk është më zotim, por risi e veçantë.”, tha Rama.