Kryeministri Edi Rama po kryen inspektime në bllokun e madh të banimit në Kamëz. Pas tërmetit tanimë pallatet e vjetra kanë një sistem të ri si dhe është ndërtuar markata e re e frutave dhe perimeve që do t’ju shërbejë banorëve.

“Përfundon rilindja pas tërmetit e një blloku të madh banimi, ku tanimë pallatet e vjetra kanë një sistem të ri veshjeje me kursim energjie, depozita uji të qendërzuara poshtë, hapësira publike për komunitetin si dhe markatën e re moderne të fruta-perimeve”- shkruan Rama.