Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës. Rama shkruan se janë 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.

“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.

Ministrja Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj tha se biznesi shqiptar sot ka një problem, atë të gjetjes së stafit.