Një hotel i bukur në mes të një natyre magjike, sapo ka hapur dyert tek Uji i Ftohtë në Tepelenë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga hoteli tek Uji i Ftohtë në Tepelenë, një tjetër shembëlltyrë kuptimplotë e impaktit ekonomik e social të Rilindjes Urbane
Rama u shpreh se, Rilindja Urbane po sjell bujtina e hotele, të ndërtuara kryesisht nga emigrantët, në Tepelenën ku deri dje kishte vetëm rrënim, pluhur e braktisje.
“Një hotel i bukur në mes të një natyre magjike, sapo ka hapur dyert tek Uji i Ftohtë në Tepelenë; një tjetër shembëlltyrë kuptimplotë e impaktit ekonomik e social të Rilindjes Urbane, e cila po sjell bujtina e hotele, të ndërtuara kryesisht nga emigrantët, në Tepelenën ku deri dje kishte vetëm rrënim, pluhur e braktisje”, tha Rama.