Grupi i Rithemelimit caktoi deputetët Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi për të negociuar për emrin e ri në krye të shtetit.

Zbulimin e emrave e bëri Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes në një deklaratë për mediat.

“Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtet nuk është një post ekzekutiv, por është përfaqësues dhe politik. Çdo parashikim kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe nonsens.

Ka një deklaratë Partia Demokratike se si i vlerëson kriteret e deputetit Alibeaj.

Ju e keni vënë re se si së fundmi procesi më serioz për një vend u katandis në një proces familjar. Nga njëra anë Batoni që është zëdhënsi më autentik i Ramës thotë se si Linda Rama nuk ka kandidat tjetër, nga ana tjetër Rama u thotë deputetëve të vet, “emri im është më i propozuari nga ju”. Pa ç’ka se është më i zgjedhuri këtë nuk e dimë.

E hidhur është se kjo po trajtohet si një çështje familjare, s’ka ndodh kurrë ndonjëherë kjo. Ka pas vetëm një rast në Argjentinë, po dhe aty përfundoi keq”, tha Berisha.

Vetëm se ka një problem.

Berisha po vetëofrohet për negociata, pasi atë nuk e konsideron njeri në këtë proces.

Rama e ka refuzuar, duke thënë se për të është i “vdekur politikisht”.