Një tjetër investim nga qeveria në kuadër të modernizmit të sistemit shëndetësor është edhe Pediatria e re në Spitalin e Fierit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga Pediatria e re, e cila tashmë ofron shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.
“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e re në Spitalin e Fierit, me kushte shumë më të mira, shumë më miqësore dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon investimet në rrjetin e pediatrive në vend. Një tjetër spital pediatrik është drejt përfundimit, Pediatria e Elbasanit, ndërsa vijon puna për fazën e dytë të investimit madhor në Pediatrinë e QSUT-së.
Disa nga investimet e kryera në sektorin e shëndetësisë janë spitali Rajonal Memorial Fier, Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, Pediatria e re QSUT, Pediatria e re në Elbasan, Materniteti i ri i Lezhës, Materniteti i Ri i Beratit, Spitali i Kukësit, 300 qendra shëndetësore, Flota e re e ambulancave, rrejti i laboratorëve të rinj në 18 spitale, Mamografi e re në Fier e Shkodër, në Poliklinikën e re Qendrore në Tiranë, Flotë e re aparaturash bio-mjekësore , Rezonancë e re në spitalin e Korçës, Njësia e re e Kardiokirugjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, spitali i ri i Laçit, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.
Gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e investimeve në vlerën 3 miliardë lekë në sektorin e Shëndetësisë. Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliardë lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxhetit të vitit 2021.