Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video nga një bisedë pune për një projekt të ri për Durrësin e vjetër.
Në video shefi i qeverisë dëgjohet të thotë se punimet janë gati për të nisur sapo të mbarohet puna nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.
“Jemi gati për të filluar punën në momentin që ASHK-ja mbaron punën e vet, merret zbvardhet leja pastaj vijon procesi”, është shprehur ai.
Në video Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrë, ka bërë të qartë mënyrën se si do të veprohet në këtë zonë.
“Puna është e ndarë në disa zona. Zona e parë është ajo përreth dhe brenda Amfiteatrit, dhe po vijohet me detajimin e qendrës historike të Durrësit që të veprohet me të njëtën formulë si në qendrën historike të Vlorës, si pazari i Korçës, pra me një ndërhyrje masive.
Çështja e prishjes së ndërtesave do të jetë shumë e kujdesshme dhe do të përfshijë edhe pjesëmarrjen e arkeologëve, për shkak se nuk nuk dihet se çfarë shtrihet poshtë ndërtesave.