Republika Çeke ka kërkuar gjithashtu që të përjashtohet nga propozimi i Komisionit Evropian për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse. “Republika Çeke ka mbështetur sanksionet ndaj Moskës, por nuk mund t’i hapë vetes më shumë dëme”, deklaroi sot kryeministri Petr Fiala pas një takimi të kabinetit në Pragë.
Ai bëri thirrje për një vonesë prej dy deri në tre vjet në mënyrë që vendi i tij të ishte në gjendje të krijonte një rrugë alternative të gazsjellësit. “Vetëm atëherë, vendi do të ishte gati të mbështeste paketën e sanksioneve te BE-së”, tha ai. Sipas burimeve Sllovakia dhe Hungaria mund të përjashtohen. “Ne jemi duke zhvilluar negociata intensive me shtetet e tjera evropiane për këtë çështje”, tha Fiala.
Vitin e kaluar, gjysma e 6.8 milionë tonëve naftë të Republikës Çeke u siguruan nga burimet ruse, sipas agjencisë kombëtare të statistikave (CSU), e cila ka qenë në rënie për vite me rradhë.