Duke nisur nga dita e nesërme në të gjithë territorin do të rikthehet moti i nxehtë me temperatura të larta.
Pavarësisht se gjatë fundjavës patëm një ulje drastike të temperaturave sa i përket vlerave maksimale, ditën e hënë do të kemi një mot të qëndrueshëm.
Ndërkohë duke nisur nga dita e martë e në vazhdim pritet që të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave të cilat pritet të shkojnë në 36 gradë celcius.