Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla ka reaguar pas përfundimit të konferencës së kryetarëve.

Ai ka thënë se kërkesa e opozitës për Komision Hetimor mbi Investitorët Strategjikë nuk plotësonte elementet kryesore.

“Ndiqni diskutimet që kemi pasur në konferencën e kryetarëve, e kam thënë prej ditës së parë që jam zgjedhur si anëtar që respektimi i rregullores nga të gjithë duhet të jetë orientimi kryesor. Kërkesa e ardhur nga opozita ka probleme themelore. Firma e një deputeti vlen vetëm për një dokument, jo të merret nga njëri dokument në tjetrin.Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe ti thërresësh prapë me një numër të ri protokolli. Firma e një deputeti, zyrtari, një qytetari vlen vetëm për një dokument. Ç’tju them. Nuk di çfarë përgjigje t’ju jap. Dëshira jonë është e madhe për të diskutuar dhe për të dhënë mundësinë e cdo lloj mekanizmi të kontrollit parlamentar.

E kemi thënë që prej shtatori që ne këtë legjislaturë kemi dëshirën për t’i lejuar opozitës hapësirë. Kjo gjë duhet bërë sipas praktikave të nevojshme. Shikoni të dyja kërkesat, shihini dhe më pas më thoni nëse e kam unë gabim apo Alibeaj”, tha Balla.