Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha sot Kosovës një sinjal mbështetjeje për anëtarësimin e mundshëm të vendit ballkanik në BE në të ardhmen.

“Ballkani Perëndimor i përket Evropës”, tha Scholz pas bisedimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Berlin.

Ai shtoi se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë fqinje ishte e nevojshme për progresin.

Kosova, e banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta pretendojë atë si pjesë të territorit të saj sovran. Shumica e vendeve të BE-së e njohin Kosovën si shtet më vete.

Nga ana e tij, Kurti theksoi progresin në ligjin e së drejtës në Kosovë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai i bëri thirrje BE-së që të lehtësojë sistemin e vizave për kosovarët.

Në kuadër të luftës në Ukrainë, Kurti theksoi se për vendin e tij nuk kishte alternativë tjetër perveç anëtarësimit në BE dhe NATO.

Pa dhënë detaje, ai iu referua ndikimit të Kremlinit në rajon, duke e cilësuar atë si kërcënim për paqen dhe sigurinë.