Sërish tërmet në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se lëkundje sizmike me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter janë ndjerë në orën 10:22 të mëngjesit të së dielës pranë Kretës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 75 kilometra në jug të Chrysi Lassithi dhe thellësia fokale e tij ishte 9.4 kilometra.
Për fat të mirë, nuk është raportuar as për të lënduar dhe as për dëme.