“Lufta në Ukrainë mund të arrijë një ‘pikë kthese’ në gusht dhe të përfundojë me mposhtjen e Rusisë para fundit të vitit”, kjo ishte ajo që deklaroi Shefi i Inteligjencës Ushtarake të Kievit në një intervistë për Sky News.
Gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha se ishte optimist lidhur me trajektoren aktuale të konflikti, që filloi më 24 shkurt.
“Pika e kthesës mund të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e veprimeve aktive luftuese do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, tha Budanov.
Luftime intensive aktualisht po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, ku Rusia aktualisht ka përqendruar forcat e saj, por që nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
Budanov tha se Ukraina di gjithçka për rusët, për të gjitha planet e tyre , madje dhe prej momentit që këto plane bëhen.
Rusia deri më tani ka arritur që të marrë kontrollin e plotë të vetëm një qyteti të madh, Hersonit, dhe ofensiva ushtarake që shumë ekspertë parashikuan se do të ishte e shpejt, ka ngecur, madje me shumë probleme logjistike.