Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrë në menaxhim ujësjellësit në të gjithë vendin. Ministrja Belinda Balluku ka zbuluar vendimin e sapo marrë në Këshillin e Ministrave i cili shkrin pjesën dërrmuese të ujësjellësve.

“Projektvendimi më i rëndësishëm është projektvendimi për politikat kombëtare të trajtimit e përpunimit të ujërave të ndotura. Pas një analize të gjatë AKUM ka bërë një propozim që të kalojmë nga 61 ujësjellës në 16 ujësjellës, ku Ministria do jetë aksioneri maxhoritar i ndërmarrjes,” tha Balluku në deklaratën për media pas mbledhjes së qeverisë.

Disa nga vendimet e tjera që zbuloi Balluku janë:

Shtimi i huasë për segmentin Qukës Qafë-Plloçë me 56 mln dollarë që do vihen në dispozicion të këtij projekti.

Miratimi i kontratës PPP për projektin e Portit të integruar në Triportin në Vlorë. Një nga kontratat më të mira PPP, pasi parashikohet që ky financim të paguhet kur projekti të ketë përfunduar.

Një p/vendim për shpronësim si dhe një p/vendim për njehsimin e ndërsjellë të patentave me Arabinë Saudite.