“Prodhimi jetik bujqësor në Ukrainë tashmë është i goditur rëndë nga pushtimi rus. Por tani kultivuesit po përballen edhe me rrezikun e minave të vendosura nën tokë, nag forcat ruse të cilët janë larguar nga zonat e sulmuara.”, shkruan The Times.

Në të gjithë vendin, fermerët ukrainas po përballen me të njëjtin rrezik. Dy javë më parë në afërsi të qytetit Chernihiv, një fermer 42-vjeçar u vra kur traktori i tij u përplas me minë antitank.

Në të gjithë zonat në veri dhe në perëndim të Kievit, zona të braktisura nga rusët pasi janë tërhequr ka pasur lëndime të shumta të shkaktuara nga minat, predha të pashpërthyera të vendosura në fusha si kurthe të krijuara nga një granatë dore dhe tela.

Fermerët janë ndër viktimat kryesore. Përveç dëmtimit të jetës dhe gjymtyrëve të njerëzve, bombat po i shtojnë dëmtimet edhe të bujqësisë.

Ukraina, një nga vendet më pjellore dhe produktive në botë, është njohur historikisht si ” shporta e bukës së Evropës “.

Tani ajo po përballet me një krizë bujqësore dhe të paprecedentë, ku situatën e vështirësojnë akoma më shumë edhe minat tokësore.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të korrat e këtij viti do të jenë 20 për qind më të ulëta se normalja; të tjerë parashikojnë se ulja do të jetë deri në 30 përqind. Jo vetëm që kjo do të ketë një efekt serioz në aftësinë e Ukrainës për të ushqyer veten, por edhe mbi njerëzit në mbarë botën, të cilët varen, nga eksportet ukrainase.

Methode Times Prod Web Bin E012913e Ca1b 11ec A118 514c2c06bc05

Përparimi rus, i cili shkaktoi shkatërrim të gjerë në qytetin e afërt të Makariv, shkaktoi pak dëme në këtë zonë.

“Rusët kaluan nëpër autokolona me tanket e tyre,” thotë Valeriy, 42 vjeç, ndërsa tregon: “Ata vranë shumë qen kur kontrollonin shtëpitë e njerëzve, sepse nuk u pëlqente lehja. Ata na thanë se nëse dikush do të bënte diçka kundër tyre, do të vrisnin gjithë fshatin. Kështu që njerëzit qëndruan larg tyre.”

Kriza e ushqimit mund të ndihet më akute në vende larg Ukrainës, të cilat megjithatë varen nga të korrat e saj. Rusia dhe Ukraina mes tyre prodhojnë 14 për qind të furnizimit me grurë në botë, por bllokada e bregut të Detit të Zi do të thotë që drithërat nuk mund të dërgohen nga portet e Ukrainës nga deti, që dikur ishte rruga për 90 për qind të eksporteve të fermave.