Një në tre persona mbi 18 vjeç në Shqipëri vuan nga tensioni i lartë, por ka dhe shumë të tjerë që janë me hipertension dhe nuk e dinë.
Shkaqet kryesore janë jeta sedentare, ushqimet jo të shëndetshme, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogërave të ndryshme që përdorin të rinjtë.
“Problemi është tensioni te moshat e reja. Janë shtuar shumë të rinjtë nën 45 vjeç që kanë tension”, thotë prof. Mihal Tase, shef i shërbimit të mjekësisë Interne dhe Hipertensionit.
Hipertensioni konsiderohet vrasësi më i madh pasi dëmton organet kryesore. 900 vdekje në vit shkaktohen nga tensioni i lartë.
Prof Tase shpjegon se tensioni i lartë mjekohet, por duhet të bëhemi të vetëdijshëm për të parandaluar, duke ndryshuar stilin jetesës.
Përveç kujdesit individual, duhet të ndërhyjnë të gjitha strukturat shëndetësore dhe jo vetëm, për të riformuluar produkte që hidhen në treg deri dhe kufizime të produkteve me përmbajtje të lartë kripe dhe sheqeri, duke u vendosur taksa më të larta.
Top Channel