Ibrahimovic filloi të kërkonte një menaxher të ri, pasi ndërpreu bashkëpunimin me ish-trajnerin Hasse Borg, të cilin e akuzoi se po e zhvaste.

Pikërisht atëherë e kuptoi se kishte nevojë për dikë që do t’i besonte plotësisht, dhe ky ishte Mino Raiola.

“Telefonova një shok dhe i thashë se kisha nevojë për agjent. Ai më rekomandoi dy, më tha se njëri punon me David Beckham dhe ka një seli në Londër dhe tjetri është italian, por më shumë “si ky” i llojit mafioz. Më tha se ky i dyti do të më përshtatet më shumë me mentalitetin tim, duke pasur parasysh origjinën time”, ka kujtuar Ibrahimovic dhe ka vazhduar:

“E mora numrin dhe i telefonova, organizuam një takim në hotel. Isha veshur me pallto Gucci, me orë ari dhe Porschen e parkova para hotelit. Doja të i bëj përshtypje…”

Kjo ishte mundësia më e mirë e mundshme për Ibrahimovic që të takonte Raiolën ashtu siç është në të vërtetë. “Kur Mino hyri, unë u habita. Ai kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë Nike. Imagjinoni se si duket një burrë i përmasave të tij …”

“Mino”, u prezantua … “Mendova, kush është ky djalë ?!” “Zlatan”, u përgjigj Ibra dhe Raiola thirri kamerierin. “Ai porositi sushi për shtatë persona. Po shikoj përreth për të parë nëse dikush tjetër do të na bashkohet, por ishim vetëm ne të dy në tryezë,” kujton Ibrahimovic.