Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, do të jetë i pranishëm ditën e sotme në parlamentin e Shqipërisë përmes një video call nga Kievi.
Seanca e Posaçme për Ukrainën do të nisë në orën 13:00 dhe është bërë me dije se domethënia e mbajtjes të fjalës së presidentit Zelenskyy sot në Parlamentin e Shqipërisë, do të jetë që të përcjellë një mesazh virtual për paqen dhe rëndësinë e madhe që ka mbështetja që shtetet e ndryshme po i ofrojnë Ukrainës, në një kohë të vështirë si kjo.
Që prej nisjes së luftës dy muaj më parë presidenti Zelenki ka folur në një seancë të posaçme për Këshillin e Sigurimit të OKB-s si dhe në parlamentet e Anglisë, Norvegjisë, Portugalisë, Finlandës, Greqisë,Sllovakisë, Irlandës, Rumanisë, Qipros, Lituanisë dhe Spanjës.