Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, përfundoi me fitoren e bardhebluve me rezultatin 1-2 në stadiumin “Elbasan Arena” mbrëmjen e djeshme, ku skuadra e Orges Shehit siguroi matematikisht dhe titullin e 26-të kampion të Shqipërisë në historinë e saj.
Golat u shënuan nga Xhuliano Skuka falë një “perle” me roveshatë në minutën e 20′, ndërsa përmbysja bardheblu erdhi nga Taulant Seferi dhe Enur Totre, respektivisht në minutat 27′ dhe 47′
Derbi i djeshëm ka prodhuar dhe skena të dhunshme ku nuk kanë munguar përleshjet mes dy tifozerive.
“Panorama Sport” ka siguruar pamjet se çfarë ka ndodhur pas ndeshjes. Në pamje shihen stola të shumtë të thyer dhe shkopinj të hedhur nga tifozët e Partizanit.