Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbështetur qëndrimin politik të paraqitur nga Turqia e cila ka kundërshtuar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, kryesisht për shkak se këto dy vende kanë dhënë mbështetje financiare për elementët e organizatës terroriste PKK/PYD.

Përpara samitit të NATO-s në fund të qershorit në Spanjë, Stoltenberg ka folur për mediat spanjolle.

“Asnjë vend nuk ka vuajtur nga sulmet terroriste aq sa Turqia”, tha Stoltenberg.

“Turqia është një aleat i rëndësishëm dhe kur një aleat ka shqetësime kjo duhet të diskutohet dhe problemi duhet të zgjidhet. Kështu është vepruar gjithmonë. Edhe anëtarësimi i Republikës Maqedonisë së Veriut zgjati për më shumë se 10 vite nga vetoja e Greqisë për shkak të problemit me emrin, por ajo u zgjidh,” shtoi ai.

“Suedia dhe Finlanda mund të marrin pjesë si vende të ftuara në samitin e NATO-s që do mbahet në Madrid, por nëse nuk u përgjigjen kërkesave të Turqisë para 28 qershorit, do të jetë e vështirë të plotësojnë dëshirën e tyre për t’u bërë vende kandidate”, deklaroi Stoltenberg.