Krijimi i një “fronti të dytë” në Moldavi, në rajonin e Transnistrias e më pas destabilizimi i Ballkanit. Këto janë planet e Vladimir Putinit sipas inteligjencës ukrainase, duke theksuar se Rusia ka zhvilluar një plan shumë të qartë për pushtimin e Moldavisë.

Hapja e frontit të dytë është një pikë e rëndësishme strategjike, sepse mund të shpërndajë në disa drejtime Forcat e Armatosura të Ukrainës. Nga ana tjetër, në aspektin gjeopolitik, kjo situatë mundet fare mirë të destabilizojë situatën politike në Ballkan. Plani i Moskës mund të jetë një i ngjashëm me atë çfarë ndodhi me luftën në Ukrainë.

Fillimisht, sipas njësive inteligjente në Kiev, Putini mund të njohë pavarësinë e Transnistrias, ashtu si njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut. Më pas, ai mund të ndërmarrë një operacion në zonë, për vendosjen e trupave ruse aty. Akoma më tej, plani afatgjatë mund të jetë ai i shtimit të këtij rajoni nën flamurin rus dhe nën territorin e Federatës ruse.

Me vendosjen e trupave në Transnistria, ajo çfarë mund të arrihet është edhe krijimi i një korridori për lidhur nëpërmjet rajoneve të Khersonit, Nikolaevit dhe Odessas. Por ky do të ishte një skenar shumë ambicioz, duke parë gjasat e pakta që të ndodhë. Me tensionet në rritje në Moldavi gjithsesi, ku akuza të shumta i janë hedhur Kievit për sulme në Transnistria, sytë e Putinit mund të jenë të kthyer më shumë se sa mendojnë të gjithë për nga Moldavia.

Për të parë, mbetet vetëm nëse 9 maji, mund të jetë realisht data reale e nisjes së luftës.