Izraeli ka shprehur mbështetje për Ukrainën pas fillimit të konfliktit me Rusinë, por nga ana tjetër nuk ka vendosur sanksione ndaj oligarkëve ruse, duke ruajtur në këtë mënyrë edhe marrëdhëniet me Rusinë.
Megjithatë ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Izraelin për mbështetjen e neo-nazistëve në Ukrainë.
Autoritetet izraelite kritikuan ditën e djeshme ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov pas deklaratës së tij se diktatori gjerman Adolf Hitler kishte ‘gjak hebre’, deklaratë kjo që shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Izraeli, shkruajnë mediat serbe.