Shqipëria për herë të parë në histori do të jetë pritëse e një finalje të një kompeticioni madhor. Në Air Albania, me 25 maj, Roma dhe Feynoord do përballen për të fituar Conference League.
Prezencën në Shqipëri për atë ditë e ka konfirmuar edhe legjenda e Romës, Francesko Totti. Ka qenë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen Tottit.
“Mirë se vjen mbreti i Romës”, shkruan Rama. Finalja e Conference League po pritet me padurim nga tifozët anëembanë botës.