Atmosferës elektrizuese në Tiranë, kryesisht në zonën ku janë pozicionuar tifozët holandezë i janë shtuar edhe daullet shqiptare.

Një grup prej tre anëtarësh, veshur me kostume tradicionale shqiptare, qeleshe e fustanell, kanë elektrizuar edhe më tej atmosferën mes tifozëve të cilët gjenden aty prej mëngjesit të sotëm, duke pirë e festuar në pritje të ndeshjes finale Roma – Feyenoord, e vlefshme për kupën e Conference League.