Një turist zviceran ka gjetur vdekjen në Valbonë, pasi ka rënë aksidentalisht në greminë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth. Fatkeqësisht rreth orës 12:40 në zonën e Ragamit, ai bashkë me një vajzë kanë rënë në greminë, pasi duket se kanë ngatërruar shtegun.

Ndërsa dy të tjerët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje pas rreth dy orësh për shkak të terrenit të vështirë. Turisti, në moshë të re u gjet pa shenja jete, ndërsa vajza që e shoqëronte fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime!

Një helikopter i Emergjencave Civile mbërriti në Valbonë dhe transportoi trupin në spitalin e Bajram Currit.