Tuneli i Elbasanit është mbuluar nga tymi i zi mëngjesin e ditës së sotme pasi një automjet është përfshirë nga flakët të brendësi të tij. Automjeti i cili po lëvizte nga Elbasani në Tiranë ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik.

Nga informacionet paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe lëvizjen e mjetit nga rruga.