Në kuvendin e 30 prillit, Sali Berisha u braktis nga 35 deputetë, ndërsa të pranishëm ishin vetëm 17 deputetë.

Mirëpo në konferencën e shtypit nga selia blu, Berisha shprehet i bindur se shumë shpejt do t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.

“Kam besim se deputetët e PD do t’i bashkohen Berishës, nuk mund të them që çdo njëri prej tyre, por në tërësi, shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit, do I bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt, Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD, ata që pretendojnë pse nuk u shty Kuvendi, nuk pranonte shumica ta shtynte”, tha Berisha.