Në prag të Ditës së Fitores, ndërsa lufta shpërthen në vendin e tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia “kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan BBC.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti rus Vladimir Putin “po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën”.

Dhe udhëheqësit e grupit G7 thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”.