Një javë më parë, nga Tirana, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister do t’i cilësonte si spektakolare rezultatet e autoriteteve shqiptare, prokurorisë dhe policisë së shtetit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
McAllister deklaron se autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit dhe korrupsionit, se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe është gati për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Në këtë mënyrë, McAllister rrëzon akuzat e ditës së djeshme të Sali Berishës sipas të cilit, lidhjet e qeverisë me krimin po pengojnë çeljen e negociatave.
Në një video ku ballafaqohen deklaratat e Berishës me të McAllister, duket qartë se si zyrtari i BE-së vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër krimit, duke e nxjerrë sërish bllof, për të disatën herë, Sali Berishën.