Çështja e anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian  ka nxjerrë sërish blof Sali Berishen.

Video e mëposhtme që po qarkullon në rrjet e tregon qëndrimin e kryeministrit Rama dhe mashtrimet e spekulimet e  Berishës i cili perpiqet të bëjë lojë politke.

Në një dalje për mediat Berisha pretendon se përsërit fjalët e Ramës teksa shprehet: Në Bruksel del e thotë, po nuk na e dhatë do ndryshojmë drejtimin.

“Drejtimin po ia themi këtu, mos gabo të lëvizësh qoftë edhe një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Europa e Bashkuar vetëm Bashkimi Europian.”- shprehet Berisha.

POR SI QËNDRON E VËRTETA?

Si është shprehur Edi Rama?

“Këtu çështja është te bullgaria që ka marrë peng RMV dhe që si rezultat ka bërë që edhe ne të jemi peng i një ngërçi që ne nuk kemi lidhje fare por ndërkohë besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdoj më gjatë. Megjithatë ne do ndryshojmë menjëherë kurs siç e kemi thënë. Në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë, për tu ulur në tryezë.”

Kur Rama shprehet “ do të ndryshojmë kurs” bëhet fjalë për ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe jo ndalimin e përpjekjeve për tu antarësuar në BE siç Berisha interpreton.

Në video paraqitet edhe një tjetër moment në të cilin Rama e shpreh qart qëndrimin e tij ndaj negociatave për BE dhe çështjes së maqedonisë së Veriut.

“Nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë e Veriut edhe ne sigurisht që do të ndryshojmë qasjen tonë dhe do të kërkojmë nga Gjermania, Franca dhe nga të gjithë që të na ndajnë sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë që ti të mos dalësh nga shtëpia se duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinj”– deklaron Rama duke iu referuar ndarjes nga Maqedonia e Veriut dhe jo ndryshimin e përpjekjeve për negociatat me BE.

IMG_3039