Një gazetar francez është qëlluar dhe vrarë në Ukrainë, ka shkruar presidenti francez Emmanuel Macron në Twitter.
“Gazetari, Frederic Leclerc-Imhoff ishte në Ukrainë për të treguar realitetin e luftës. Në bordin e një autobusi humanitar, së bashku me civilët e detyruar të iknin për t’i shpëtuar bombave ruse, ai u qëllua për vdekje”, shkroi presidenti francez në Twitter.
“Unë ndaj dhimbjen e familjes, miqve dhe kolegëve të Frederic Leclerc-Imhoff, të cilëve u dërgoj ngushëllimet e mia. Për ata që kryejnë misionin e vështirë të dhënies së informacionit në teatrot e operacionit, dua të ritheksoj mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”, shkroi Macron në Twitter.
BFM TV, një degë e CNN, tha se Leclerc-Imhoff ishte një nga gazetarët e tyre. Në transmetim, media tha se ai ishte 32 vjeç dhe kishte punuar për BFM për gjashtë vjet.