Zelensky udhëtoi drejt qytetit të Kharkivit ditën e sotme duke u larguar për herë të parë që nga fillimi i luftës nga Kievi.

Ai vizitoi vijën e frontit në rajonin e Kharkivit ku foli me trupat dhe dha dhurata.

Kjo vizitë vjen ndërkohë që luftimet intensive vazhdojnë në rajon ndërsa trupat përpiqen të rimarrin kontrollin e zonës nga rusët.