Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pranoi se forcat ruse, tani për tani, gëzojnë fuqinë maksimale luftarake në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria ukrainase paralajmëron për ofensiva të reja ruse në rajon.
”Një sulm rus në shkallë të gjerë ndodhi në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, baza e forcave ukrainase në rajonin e Donbasit”, sipas raportit ditor mbi situatën të Shtabit të Përgjithshëm ukrainas.
Moska ka ”derdhur” burimet e saj ushtarake në Ukrainën Lindore për javë të tëra dhe, pavarësisht rezistencës së fortë nga forcat ukrainase, ajo po fiton terren.
Slovyansk është baza e ushtrisë ukrainase në lindje të vendit dhe një pushtim i qytetit nga Rusia do të shënonte një pikë kthese të rëndësishme në luftë.
Sipas palës ukrainase, Rusia zhvendosi 250 automjete ushtarake në rajonin e Izyumit dhe riparoi një urë hekurudhore të dëmtuar për të forcuar linjat e furnizimit.