Teksa e gjithë vëmendja dhe debati politik është përqendruar te fakti se cili do të jetë presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, sot është afati i fundit për të dorëzuar propozimet për kandidat. Siç është përcaktuar, afati është deri në orën 16:00.

Ndërkohë që nesër është raundi i parë i votimit, në orën 17:00. Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët për emrin e kandidatit.

Kujtojmë se ditën e premte, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër për të votuar. Të njëjtën gjë pohoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.