Chelsea zyrtarisht është në pronësinë e konsurciumit të udhëhequr nga biznesmeni amerikan, Todd Boehly. Ishte vetëm çështje kohe dhe tashmë ka ardhur edhe miratimi përfundimtar nga Premier League dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Shitja e klubit londinez u bë e detyrueshme pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, për shkak të origjinës së Presidentit asokohe të Chelseat, manjatit nga Rusia, Roman Abramovich. Abramovich-it iu ngrinë të gjitha asetet, duke e bërë të pamundur çdo lloj veprimi brenda dhe jashtë Anglisë.

“Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital përfundon blerjen e Chelsea Football Club”, – shkruan Chelsea.

Ne jemi të gjithë brenda – 100% – çdo minutë të çdo ndeshjeje. Vizioni ynë si pronarë është i qartë: ne duam t’i bëjmë fansat krenarë. Së bashku me angazhimin tonë për të zhvilluar skuadrën e të rinjve dhe për të fituar talentet më të mira, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një kohë të gjatë dhe të ndërtojmë historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Chelseat. Unë personalisht dua të falënderoj ministrat dhe zyrtarët në Qeverinë britanike dhe Premier Ligën, për të gjithë punën e tyre në realizimin e kësaj marrëveshje-je” – ”, tha mes të tjerash Boehly.