Tre persona u vranë dhe shtatë persona u plagosën nga bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit, sipas një postimi në Telegram nga guvernatori i zonës, Oleh Synyehubov.

Ai pohoi se një zjarr në një fabrikë të përpunimit të gazit në Izium po luftohet pas sulmeve dhe se një ndërtesë arsimore në rrethin e Kievit të Kharkiv u shkatërrua 40% pas sulmeve.

Ai tha se luftimet vazhdojnë në zonën e Iziumit, por se forcat ukrainase “zmbrapsin sulmet e armikut dhe mbajnë pozicionet e tyre të sigurta”.