65 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 65 qytetarë, në këto bashki:
44 në Tiranë, 8 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Vlorë, Korçë, Berat, nga 1 qytetar në Durrës, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 317 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,769 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”.

Statistika (9 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 65
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485

Testime totale 1,833,641
Raste pozitive 276,583
Raste të shëruara 272,769
Raste Aktive 317
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 215
Fier 48
Vlorë 19
Korçë 10
Durrës 8
Lezhë 4
Elbasan 4
Gjirokastër 3
Berat 4